Çavkov përsëri ofron garanci prej 600.000 eurove - Bota Sot
Çavkov përsëri ofron garanci prej 600.000 eurove

Maqedonia

Çavkov përsëri ofron garanci prej 600.000 eurove

Më: 22 prill 2019 Në ora: 15:14
Mitko Çackov

Ish drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov përsëri ofron garanci prej 600.000 eurove para Gjykatës së Apelit që të pranohet kërkesa e tij të mbrohet në liri.

Për momentin i dënuari me 18 vite për ngjarjet në Kuvend më 27 prill është në burgun e Shuto Orizares dhe nga atje pret vendimin përfundimtar.

Të dënuarit tjerë të cilët gjithashtu kanë ofruar kërkesë të mbrohen në liri janë Dushko Lazarov, Goran Gjoshevski, Nikolla Mitrevski dhe Abudulfetah Alimi.

Garancia e Gjoshevski është 434.000 euro ndërsa garancia e Dushko Lazarov është 770.000 euro në patundshmëri, njofton “SDK”.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...