Sulejman Rexhepi kthehet në BFI

Maqedonia

Sulejman Rexhepi kthehet në BFI

Më: 24 prill 2019 Në ora: 11:50
Bashkesia Fetare Islame në Maqedoni (Foto: Botasot)

Kryetari i BFI-së Sulejman Rexhepi është kthyer sot në zyrën e tij të punës në BFI, shkruan gazeta Lajm. Pavarësisht zhvillimeve të një dite më parë, vendimit të Gjykatës Themelore Shkupi 2 dhe pretendimeve të Skender Buzakut se ai do ta merr nga sot drejtimin e këtij institucioni fetar një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Buzaku mbrëmjen e kaluar është parë duke u larguar nga objekti i BFI-së dhe nuk është kthyer më. Nuk dihet nëse gjatë ditës së sotme do ta bëjë një gjë të tillë.

“Ardhja ime është krejt normale, vazhdojmë me punë, së shpejti do të kryejmë detyrat tona të përditshme. Tani Kam një takim me Peshkopin e Kishës Katolike, Kiro Stojanovski”, tha Sulejman Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat