“Siljanovska Davkova nuk është përgjigjur në pyetjet e qytetarëve në ‘Facebook'”

Maqedonia

“Siljanovska Davkova nuk është përgjigjur në pyetjet e qytetarëve në ‘Facebook'”

Më: 29 prill 2019 Në ora: 11:40
Gordana Siljanovska Davkova

Agjencia informative e Maqedonisë (AIM) publikoi intervistë me Stevo Pendaroskin, kandidat i përkrahur nga LSDM dhe partnerët e koalicionit, ku është përgjigjur në pyetjet e qytetarëve që i kanë dërguar në “Facebook”, por edhe në pyetjet që i janë parashtruar nga redaksia e AIM.

Në intervistë nga AIM thonë se me të njëjta pyetje i kanë mundësuar të përgjigjet edhe kandidates së përkrahur nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni, Gordana Siljanovska Davkova.

“E njoftuam shtabin e saj dhe idenë që dy kandidatët të përgjigjen në pyetjet e qytetarëve të të redaksisë së AIM, por nga shtabi i saj na thanë se Siljanovska nuk do të përgjigjet për shkak se pyetjet kanë qenë të papërshtatshme”, thuhet në intervistën me Pendarovskin.

Pendarovski në bisedë thotë se për momenti më e rëndësishme është që të kemi proces zgjedhor demokratik, transparent dhe të pastër për shkak se në të kundërtën nuk mund të marrim datë për bisedime me Bashkimin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat