Moti gjatë ditëve në vijim në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti gjatë ditëve në vijim në Maqedoninë e Veriut

Më: 29 prill 2019 Në ora: 13:16
Shiu

Siç njoftojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, moti nesër do të jetë me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut.

Do të fryjë erë perëndimore, ndërsa temperatura ditore do të ulet. Edhe në dy ditët e ardhshme gjatë orëve të pasdites do të ketë kushte për reshje të shiut, ndërsa gjatë ditë së premte pritet që temperaturat të rriten.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 4 deri 10 gradë celsius, ndërsa temperatura ditore do të jetë nga 10 deri 23 gradë celsius. Në Shkup dhe rrethinë temperatura e mëngjesit do të arrijë deri tetë gradë celsius ndërsa temperatura ditore deri në 20 gradë celsius.

Gjatë fundjavës pritet të ketë reshje të shiut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat