Siljanovska: Të gjitha votat janë të rëndësishme, por votat e kërçovarëve janë të veçanta për mua

Maqedonia

Siljanovska: Të gjitha votat janë të rëndësishme, por votat e kërçovarëve janë të veçanta për mua

Më: 29 prill 2019 Në ora: 15:14
Gordana Siljanovska

Kandidatja për kryetare të shtetit, Gordana Siljanovska sot ishte për vizitë me qytetarë nga Kërçova.

“Sinqerisht ju them se votat e qytetarëve nga Kërçova, pa dallim të përkatësisë etnike, fetare apo ndonjë tjetër janë të veçanta për mua, tashmë e tash se Kërçova është qyteti i stërgjyshërve të mi, gjyshërve dhe prindërve’, tha Siljanovsa duke shtuar se Kërçova është qyteti i shqiptarëve shokë të saj.

Siljanovska Dakova tha se nga kërçovarët të votojnë sipas bindjes së tyre, dhe ashtu siç ju thonë partitë politike.

“Potencoj se vota për mua do të thotë votë për sundim të së drejtës. Në një qytet të tillë dhe në shtet të tillë të gjithë pavarësisht përkatësisë etnike, fetare dhe racore do të kenë mundësi të njëjta”, tha Siljanovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat