LSDM: Siljanovska është e mbështetur nga kriminelë dhe kriminelë lufte, dhe për këtë shkak hesht për hetimet ndaj Janushev

Maqedonia

LSDM: Siljanovska është e mbështetur nga kriminelë dhe kriminelë lufte, dhe për këtë shkak hesht për hetimet ndaj Janushev

Më: 30 prill 2019 Në ora: 10:26
LSDM

Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet thuhet se “Kandidatja e Hristijan Mickoskit, Gordana Siljanovska hesht për atë se shefi i shtabit të saj Igor Janushev është pjesë e hetimit të Prokurorisë Speciale Publike e quajtur ‘Dizajn’ për shkak të dyshimeve të bazuara për veprën penale ‘keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimi’ lidhur me prokurimin publik të autobusëve”.

Nga LSDM thonë se Siljanovska hesht edhe për atë se gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së babi dhe motra e Janushev janë punësuar në MPB.

“Suiljanovska hesht për shkak se edhe vet ka qenë simbol i nepotizmit dhe politikane e tranzicionit, sepse derisa ka qenë ministre në qeverinë e parë pas pavarësisë ka qenë ministre, dhe pikërisht atëherë bashkëshorti i saj ka fituar biznes me ‘free-shop'”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM shtojnë se krahas dhunuesve dhe kriminelëve, Siljanovska është e mbështetur edhe nga kriminelë lufte siç është Johan Tarçullovski.

Sipas tyre, njëlloj si Hristijan Mickoski dhe Gordana Siljanovska mbron dhunën, krimin dhe krimet ushtarake.

“Ajo nuk mund ta gënjejë opinionin se është për drejtësi. Qytetarët e njohën pandershmërinë e saj, pasinqeriteti dhe paraqitjen e rreme të saj si kandidati mbipartiake dhe për këtë shkak humbi në rrethin e parë në zgjedhjet presidenciale”, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat