Shkatërohen makinat e maqedonasve në Greqi

Maqedonia

Shkatërohen makinat e maqedonasve në Greqi

Më: 30 prill 2019 Në ora: 13:35
Njëra nga makinat e dëmtuara

Një pjesë e mijëra shtetasve maqedonas që kaluan një fundjavë pushimi dhe festimin e Pashkëve në Greqi, janë kthyer në Maqedoninë e Veriut me makina të demoluara. Siç raportohet nga "Focus" një nga automjetet e shkatërruara është e një familje nga Kavadari i cili ka qëndruar në një hotel në “Afitos”.

Makina ka një xham të thyer, pasqyret, goma të shpuara dhe pa dëshmitarë, edhe pse makina ishte parkuar natën vetëm 20 metra jashtë hotelit. 

Ekipi i "Focus" ka gjetur edhe shumë makina të dëmtuara pranë stacionit të pompës së benzinit para Gjevgjelisë, gjithashtu makinat kanë qenë nga kthimi nga Greqia.

Turistët e zhgënjyer maqedonas nuk i kanë lejuar gazetarët të bënin fotografoi makinave të tyre. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat