Shënon rritje prodhimi industrial në Maqedoni

Maqedonia

Shënon rritje prodhimi industrial në Maqedoni

Më: 30 prill 2019 Në ora: 20:55
Ilustrim

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave prodhimi industrial për muajin mars të këtij viti u rrit për 7.5%, krahasuar me muajin mars të vitit 2018,

Rritja më e madhe në prodhimin industrial për muajin e tretë të vitit është në sektorin e minierave dhe guroret, të cilat u rritën për 10.8%. Industria përpunuese përsëri shënoi rritje prej 8.8%, sipas statistikave kjo është për shkak të rritjes së prodhimit të pijeve, produkteve tekstile, produkteve farmaceutike, produkteve të gomës, produkteve plastike dhe produkteve të tjera.

Prodhimi në muajin mars regjistron një rritje të produkteve që nuk janë plotësisht të gatshme por që i nënshtrohen përpunimit afatgjatë, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, e njëjta gjë është edhe në produktet e kapitalit. Sipas Entit Shtetërore të Statistikave, prodhimi i produkteve të Energjisë ka shënuar rënie për 0.8 për qind, ndërsa industritë e mallrave të konsumit të qëndrueshëm u ulën me 11.1 për qind dhe statistikat e mallrave jo të qëndrueshme ranë me 1.2 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat