VMRO-DPMNE: Maqedonia nuk mori datë për bisedimet, qytetarët e paguajnë çmimin e gënjeshtrave të Zaevit dhe Pendarovskit

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Maqedonia nuk mori datë për bisedimet, qytetarët e paguajnë çmimin e gënjeshtrave të Zaevit dhe Pendarovskit

Më: 1 maj 2019 Në ora: 10:57
VMRO-DPMNE

Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE thuhet se “Maqedonia qershorin e kaluar nuk mori datë për bisedime. Datë për bisedime s’ka as këtë qershor. Vend që është bllokuar në fundin e listave të korrupsionit dhe nuk mund të shpresojë për anëtarësim në BE”.

Sipas VMRO-DPMNE-së vendi është që udhëhiqet nga kriminelë të amnistuar që punojnë sipas parimit “një euro për kishë, një euro për vicen” nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian.

“Ky është çmimi që e paguajnë qytetarët për gënjeshtrat e Zoran Zaev dhe ushtarit të tij Stevo Pendarovski”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga VMRO-DPMNEshtojnë se Stevo Pendarovski i cili asnjëherë nuk ka marrë vendime është përzgjedhur nga Zoran Zaev vetëm për ta mbrojtur dhe mbulojë krimin.

“Humbësi Stevo Pendarovski është në shoqëri me kriminelë dhe kjo nuk i pengon. Humbësi Stevo Pendarovski është bashkëpunëtor i krimit. Njeri i cili është në krim, nuk mund ta çojë Maqedoninë drejt BE-së”, thonë nga VMRO-DPMNE duke cekur se Maqedonisë i duhen politikanë të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat