Komisioni për Antikorrupsion sot do të shqyrtojë ankesat e VMRO-DPMNE-së

Maqedonia

Komisioni për Antikorrupsion sot do të shqyrtojë ankesat e VMRO-DPMNE-së

Më: 3 maj 2019 Në ora: 09:26
Anti-Korrupsioni

Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit sot do t’i mbajë mbledhjet të 12-të dhe të 13-të.

Në rend dite të mbledhjes së 12-të janë pesë ankesa parashtruar nga sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së Igor Janushev, si parti pjesëmarrëse/organizuese e fushatës zgjedhore.

Ankesa e parë është kundër Ndërmarrjes komunale publike Gazi Babë 2007, tjetra kundër Kryetarit të Komunës së Gazi Babës Shkup, ndërsa ankesa e tretë kundër Kryetarit të Komunës së Shuto Orizarës. Ankesa e katërt e parashtruar në KSHPK është kundër Kryetarit të Komunës së Kisella Vodës, ndërsa e pesta kundër Kryetarit të Bashkisë së Shkupit.

Në rend dite të mbledhjes së 13-të të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit është pika për veprim rreth lëndëve të hapura në procedura sipas detyrës zyrtare për konflikt të mundshëm interesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat