PSP-ja dorëzon “bomba” të reja kundër Llatasit

Maqedonia

PSP-ja dorëzon “bomba” të reja kundër Llatasit

Më: 3 maj 2019 Në ora: 16:07
Llatas

Prokuroria Speciale Publike (PSP) në gjykatë ka dorëzuar 33 “bomba” të reja për rastin “Lëndina”, në të cilën i akuzuar është gazetar Dragan Pavlloviq-Llatas.

Mbrojtja e të akuzuarit reagoi ndaj dëshmive të reja të PSP-së, pasi sipas tyre, në këtë fazë PSP-ja nuk ka të drejtë të dorëzojë dëshmi të reja

Prokurorja Elizabeta Josifovska tha se “bombat” e reja janë dorëzuar si replikë ndaj dëshmive të palës mbrojtëse. Gjykatësja Marija Klletniçka i pranoi dëshmitë e reja të PSP-së, të cilat do të dëgjohen më 21 maj.

Ndryshe, përveç Llatasit në rastin “Lëndina” të akuzuar janë edhe vllezërit e tij Srgjan dhe Zvezdan Pavlloviq.

Sipas aktakuzës së PSP-së, tre të akuzuarit kanë ndërtuar tre shtëpiza pa leje në Komunën e Zelenikovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat