Kocijançiç me mesazh për partitë politike në Maqedoni: Proces zgjedhor transparent sipas standardeve ndërkombëtare

Maqedonia

Kocijançiç me mesazh për partitë politike në Maqedoni: Proces zgjedhor transparent sipas standardeve ndërkombëtare

Më: 3 maj 2019 Në ora: 17:06
Maja Kocijançiç

Në intervistë për TV Klan Maqedoni zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç tha se “rrethi i parë kaloi pa pengesa dhe në mënyrë transparente”.

Ajo tha se e kanë parë raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë ku është bërë vlerësim i madh pozitiv për procesin zgjedhor të rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale.

Kocijançiç partive politike ju dërgon mesazh se duhet të sigurojnë proces transparent, sipas standardeve ndërkombëtare dhe të kujdesen për stabilitetin politik të vendit.

Në pyetjen nëse bisedimet për anëtarësimin në BE do të hapen këtë vit, zëdhënësja e KE-së përmend se para disa javëve përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, dhe euro komisionari për Zgjerim, Johahnes Hahn, në mënyrë të qartë thanë se qëllimi i Komisioni Evropian është për atë që të hapen bisedimet, por është e rëndësishme që krahas arritjeve historike të marrëveshjes së Veriut, Maqedonia e Veriut edhe më tej t’i zbatojë reformat e nevojshme për integrim evropian.

“Komisioni përgatit raportin e vet vjetor dhe do ta paraqesë në fund të pranverës. Ky raport do të shërbejë si bazë për sjelljen e vendimeve nga ana e vendeve anëtare të BE-së. E rëndësishme është që krahas arritjeve historike të marrëveshjes së Prespës, Maqedonia e Veriut edhe më tej t’i zbatojë reformat për vendin dhe për integrimin evropian”, thotë Kocijaçiç në intervistë për TV Klan Maqedoni.

Në pyetjen nëse sinjalizimi i Bundestagut gjerman është se për shkak të arsyeve procedurale, vendimi për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë nuk do të jetë e mundshme, por do të shtyhet për shtator, ajo vlerësoi se nga ana e tyre përgatit raport që do të prezantohet këtë pranverë.

“Ne përgatisim raportin tonë dhe do të prezantohet në pranverë. Ky është qëllimi ynë, Këshilli i Ministrave të Evropës solli vendim para një viti të kthehet kjo çëshje në qershor të këtij viti. Ky është obligim që është ndërmarrë. Nuk mund të hyj në çështje proceduriale të secilit vend anëtar. Nuk janë kompetenca të mia, por qëllimi i KE-së është i qartë, si dhe angazhimi i Këshillit të Ministrave të BE-së”, thotë Kocijaçiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat