Angelovski: MPB nuk ka regjistruar asnjë incident

Maqedonia

Angelovski: MPB nuk ka regjistruar asnjë incident

Më: 5 maj 2019 Në ora: 15:27
Toni Angelovski

Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë votimit të sotëm në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, deri në orën 12 nuk ka regjistruar asnjë shkelje të rendit dhe qetësisë publike.

Votimi zhvillohet në mënyrë paqësore dhe pa probleme, tha zëdhënësi i MPB-së Toni Angelovski në konferencën e sotme për shtyp.

MPB apelon tek qytetarët, që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit në mënyrë paqësore dhe dinjitoze.

“Çdo përpjekje për prishjen e procesin zgjedhor do të sanksionohet pa kompromis”- tha Angelovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat