Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe të gjithë besimtarëve mysliman ua uron muajin e shenjtë të Ramazanit

Maqedonia

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe të gjithë besimtarëve mysliman ua uron muajin e shenjtë të Ramazanit

Më: 6 maj 2019 Në ora: 13:14
Venko Filipçe

Ministri i shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë Veriore, doc.dr.Venko Filipçe të gjithë besimtarëve mysliman ua uron muajin e shenjtë të Ramazanit.

Paqja, dashuria, toleranca dhe respekti mbretëroftë në familjet tuaja. Mesazhi i unitetit, solidaritetit dhe barazisë që jep muaji i shenjtë i Ramazanit qoftë pjesë e përditshmërisë tuaj.

Lutem që ky muaj të jetë i mbarë dhe i dobishëm për të gjithë besimtarët myslimanë.  Ky muaj le të jetë mënyrë e përafrimit të besimtarëve dhe në përgjithësi të qytetarëve të vendit tonë.

Paçi paqe në familjet tuaja dhe agjërim të mbarë e të devotshëm!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat