Në rajonin e Tetovës, Dita e policisë shënohet me nderimin e policëve të vdekur

Maqedonia

Në rajonin e Tetovës, Dita e policisë shënohet me nderimin e policëve të vdekur

Më: 7 maj 2019 Në ora: 13:18
Policia

Në kuadër të shënimit të Ditës së policisë së Maqedonisë, 7 maji, sot delegacioni i institucioneve, partive politike, shoqatave, si dhe familjet dhe miqtë i vizituan varrezat e disa policëve që ndërruan jetë në mënyrë tragjike nga rajoni i Tetovës.

Në qarkun e Stacionit policor për siguri të komunikacionit rrugor u vendos lule para bustit memorial të Coki Stojanovskit, polic i vdekur në vitin 2001.

Me vendosen e kurorave me lule u nderua edhe Sasho Samojlovski dhe Zharko Kuzmanovski, të dy pjesëtarë të njësitit special të policisë së Maqedonisë nga rajoni i Tetovës të cilët ndërruan jetën më 9 maj të vitit 2015 në aksionin në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.

Kolegët i nderuan edhe Dano Petreskin nëpunës i cili e ka humbur jetën në aksionin policor në Palçishte në vitin 1997. U nderua me lule edhe polici Zhivko Jovanovski i cili ndërroi jetë në vitin 2014 në një aksident trafiku.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat