Vizita e Papës në Maqedoninë Veriore, nën masa të rrepta sigurie

Maqedonia

Vizita e Papës në Maqedoninë Veriore, nën masa të rrepta sigurie

Më: 7 maj 2019 Në ora: 16:02
Papa Françesku

Në zonën qendrore të Shkupit në kuptimin e plotë të fjalës “nuk mund të fluturonte mizë”, e të mos vërehej, për shkak të pranisë së shtuar policore dhe rrugëve të bllokuara. Masa të tilla të sigurisë nuk mban mend publiku i Maqedonisë së Veriut, kur bëhet fjalë për vizitën e një personi botëror në vend.

Nga Ministria e Brendshme thonë se të gjitha kapacitetet e policisë u vunë në veprim. Por, sa policë dhe njësi speciale të martën e ruanin Papa Françeskun nuk morëm informacion, sepse një gjë e tillë sipas arsyetimeve është sekret.

“Për këtë rast ne jemi duke u përgatitur një periudhë më të gjatë në bashkëpunim me Vatikanin dhe me shërbime të tjera miqësore, të gjitha masat e nevojshme janë ndërmarrë për të kaluar gjithçka në rregull. Ministria e Brendshme ka dëshmuar disa herë se ka kuadër, ka kapacitet të organizojë vizita të mëdha, ngjarje të mëdha. Kujtoni vetëm numrin e madh të shtetasve që erdhën përpara referendumit, t’ju kujtoj organizimin e madh të finales së Super Kupës”-tha Toni Angelovski, zëdhënës i MPB-së.

Por, sa ishte serioz niveli i sigurisë së Papës që qytetarët që jetojnë rreth sheshit Maqedonia, dhe sidomos aty ku po kalonte Papa, nuk u lejuan të hapnin dritare ose të dilnin në tarraca.

E njëjta gjë vlen edhe për këtë zonjë dhe për shumë njerëz si ajo, që megjithatë kishte mundësi të ndiqte procesionin e Papës nga shtëpia, sepse ishte rreth njëqind metra nga manifestimi kryesor. Përveç nga toka, kryeqyteti ishte nën vëzhgim edhe nga qielli. Disa helikopterë vazhdimisht silleshin dhe patrullonin kudo që po lëvizte Papa Françesku.

Vizitën e të parit të Vatikanit, qytetarët e shohin si mundësi për një unitet më të madh. Ata presin që ai ta kujtojë Maqedoninë e Veriut për nga mikpritja dhe gëzimin që e bartin me vete qytetarët, dhe veçanërisht ata që dolën për ta parë dhe për ta përshëndetur.

Ndryshe, vizita e Papa Françesku në Maqedoninë Veriore vjen pas asaj në Bullgari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat