VMRO-DPMNE: Populli e dënoi pushtetin për të gjitha krimet

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Populli e dënoi pushtetin për të gjitha krimet

Më: 8 maj 2019 Në ora: 10:12
VMRO-DPMNE

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, përmes një kumtese për media thekson se qeveria e LSDM-së është deligjitimuar. Sipas tyre, qytetarët në zgjedhjet presidenciale kanë votuar për ndryshime.

“Qytetarët e Maqedonisë zgjodhën drejtësi dhe votuan kundër ferrit që sjell LSDM-së, të cilin e paralajmëroi si jetë”.

“Populli e dënoi pushtetin për gjitha krimet, korrupsionin, nepotizmin dhe premtimet e parealizuara. Populli tregoi se nuk dëshiron shtet që udhëhiqet nga funksionarë me biznese të kriminalizuara”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata shtojnë se kanë fituar në numrin më të madh të komunave dhe se janë zgjidhja e vetme për të sjellur ndryshime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat