Antikorrupcioni do të hetojë si është shitur parkingu i madh përballë "Holiday In"

Maqedonia

Antikorrupcioni do të hetojë si është shitur parkingu i madh përballë "Holiday In"

Më: 9 maj 2019 Në ora: 14:09
Parkingu përballë "Holiday In"

Komisioni për Parandalim të Korrupcionit ka hapur lëndë për shitjen e tokës përballë hotelit "Holiday In", ku do të ndërtohen ndërtesa të larta.

Antikorrupcioni do të hetojë nëse zgjerimi i kësaj toke është bërë në mënyrë të paligjshme. Do të shqyrtohet nëse janë shkelur rregulalt bazë për mbrojtje të ambientit jetësor me ndërtimin e paraparë të ndërtesave të larta.

Antikorrupcioni do të hetojë si është blerë, gjegjësisht shitur parkingu i madh në lokacion atraktiv përballë Holiday In.

Dy firma, para disa muajve e blenë këtë parcellë prej 9000m2 nga 312 euro për metër katror, ku është paraparë të ndërtohen ndërtesa 60 katëshe.

Paratë në buxhetin shtetëror janë paguar një muaj para se të meret vesh në opinion. Bëhet fjalë për 2.9 milion euro.

Toka është në pronësi të investitorit "MG Fashion" së bashku me Kishën Ortodokse, të cilët po pengohen të fillojnë me ndërtim përshkak moratoriumit për ndërtim që është në fuqi në komunën Qendër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat