Stevo Pendarovski është Presidenti i parë i Maqedonisë së Veriut që cetrifikatën nga KSHZ e merr edhe në gjuhën shqipe.
Siç duket, KSHZ është një nga institucionet e para që ka filluar zyrtarizimin e gjuhës shqipe, siç është e paraparë edhe me Ligjin për përdorimin e gjuhëve i cili pas shumë tensioneve dhe problemeve arriti të miratohet në Kuvend.
Mësohet se anëtarët e KSHZ-së fillmisht kanë hezituar që certifikata të shkruhet në dy gjuhë, por pas insistimit të dy anëtarëve shqiptarë në KSHZ, Enver Salihi dhe Ditmrire Shehu, ka rezultuar që certifikata të shkruhet edhe në gjuhën shqipe.