LSDM: OBRM-PDUKM riciklon gënjeshtra të vjetra

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM riciklon gënjeshtra të vjetra

Më: 12 maj 2019 Në ora: 22:22
LSDM

E dëshpëruara OBRM-PDUKM pas disfatës së zgjedhjeve nuk ka ide, kështu që riciklon gënjeshtra të vjetra, reagojnë nga LSDM ndaj deklaratave të zëdhënësit të OBRM-PDUKM, Naum Stoilkovski.

“Pas humbjes së zgjedhjeve në zgjedhjet presidenciale dhe në fillim të zgjedhjeve lokale, OBRM-PDUKM nuk ka ide por riciklon gënjeshtra të vjetra.

Nga atje thonë se sot institucionet, duke përfshirë PTHP-në, punojnë në mënyrë të pavarur dhe në drejtim të mbrojtjes së ligjit dhe drejtësisë së vendit tonë.

Më herët zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski akuzoi se që tetë muaj që kur OBRM-PDUKM paraqiti padi penale në Prokurorinë Publike kundër Zoran Zaevit për ryshfet dhe nxitje për ryshfet për qëllime zgjedhore, që tetë muaj nuk ka përgjigje, një letër, një njoftim nga Prokuroria Publike, në vendin ku është lënda./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat