Dhuna ndaj grave, e pranishme dhe nuk raportohet - Bota Sot
Dhuna ndaj grave, e pranishme dhe nuk raportohet

Maqedonia

Dhuna ndaj grave, e pranishme dhe nuk raportohet

Më: 15 maj 2019 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Nivel i lartë i dhunës ndaj gruas kryesisht nga partneri intim, vetëdije e ulët për reagim ndaj dhunës dhe mos-besim ndaj institucioneve, janë treguesit që dalin nga rezultatet e anketës së drejtuar nga OSBE-ja për dhunën gjinore në vend. Rezultatet u prezantuan në Qeveri nga krerët dhe përfaqësuesit e misionit të OSBE-së.

Pothuajse gjysma e grave të cilat janë anketuar në Maqedoninë e Veriut besojnë se dhuna familjare është çështje private që duhet të zgjidhet brenda familjes dhe tre nga dhjetë gra besojnë se viktimat i zmadhojnë pretendimet për dhunë. Hulumtimi tregon se disa gra mendojnë se dhuna më e vogël është një sjellje normale- deklaroi Amarsana Darisuren, këshilltare e lartë e OSBE-së për çështje gjinore.

Vetëm 2% e grave që përjetojnë dhunë, e raportojnë atë në institucionet përkatëse. Anketa tregon se turpi, pamundësia financiare, mungesa e informacionit, mos-besimi ndaj institucioneve, frika nga pasojat dhe mungesa e dijes se çfarë domethënë një gjendje më e mirë, janë arsyet që dhuna nuk raportohet.

Dhuna ndaj grave nuk është vetëm problem grashë por e prek shoqërinë në tërësi. Ftoj të gjithë djemtë dhe burrat që të angazhohen plotësisht dhe të marrin përgjegjësi për arritjen e barazinë gjinore përfundimin e dhunës kundër grave dhe vajzave. Duhet të gjithë angazhohemi për zero tolerancë për dhunën që bazohet në gjini- tha Klemens Koja, shef i misionit të OSBE-së në Shkup.

Kreu i Qeverisë Zoran Zaev, në emër të ekzekutivit, potencoi angazhimin e institucioneve për përmirësimin e gjendjes, përshtatjen e rregullativës ligjore, respektimin e Konventës së Stambollit dhe hapjen e qendrave të para për viktimat e dhunës seksuale.

Anketa e OSBE-së është bërë me gjithsej 1910 gra të moshës 18 deri 74 vjeçare, nga prilli deri në gusht të vitit 2018.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...