Zaev e përgëzoi Pendarvoskin për marrjen e detyrës së re

Maqedonia

Zaev e përgëzoi Pendarvoskin për marrjen e detyrës së re

Më: 16 maj 2019 Në ora: 19:01
Pamje nga takimi

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot priti kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Në takim, kryeministri Zaev përgëzoi Presidentin për marrjen e detyrës dhe i dëshiroi atij punë të suksesshme Presidentit Pendarovski.

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi zhvillimet aktuale në vend dhe në bashkëpunimin e ardhshëm midis dy institucioneve. Presidenti Pendarovski dhe kryeministri Zaev u zotuan për një bashkëpunim konkret dhe thelbësor ndërmjet Presidencës dhe Qeverisë për të siguruar përparimin e përgjithshëm të vendit dhe realizimin e qëllimeve strategjike, anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat