Komisioni për Antikorrupsion do të ngrit procedurë ndaj drejtoreshës së Klinikës për Hematologji - Bota Sot
Komisioni për Antikorrupsion do të ngrit procedurë ndaj drejtoreshës së Klinikës për Hematologji

Maqedonia

Komisioni për Antikorrupsion do të ngrit procedurë ndaj drejtoreshës së Klinikës për Hematologji

Më: 22 maj 2019 Në ora: 11:37
Irina Panovska – Stavridis

Komisioni për Antikorrupsion do të ngrit procedurë për kundërvajtje ndaj drejtoreshës së Klinikës për Hematologji, Irina Panovska – Stavridis, për mosdorëzim të listës anketuese për gjendjen e pasurisë.

Panovska është emëruar ushtruese e detyrës më 14.08.2017 dhe deri tani vazhdimisht i është vazhduar mandati për 6 muaj, që do të thotë se ka pasur detyrim pas çdo përfundimi të mandatit gjashtë mujor të dorëzojë listë anketuese.

Panovska është emëruar në postin e drejtoreshës katër herë, ndërsa para një jave, më 15 maj ajo ka dorëzuar gjitha listat anketuese për gjendjen e pasurisë.

Komisioni do të hap lëndë për drejtoreshën Irina Panovska – Stavridis, për kurdisjen e mundshme të tenderëve në të mirë të “Panovski” nën pronësi të babait të saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...