Stoillkovski: Dorëheqja e Bogoevskit nuk mund të jetë arsyetim për krimin e bërë

Maqedonia

Stoillkovski: Dorëheqja e Bogoevskit nuk mund të jetë arsyetim për krimin e bërë

Më: 23 maj 2019 Në ora: 15:16
Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së

Pas deputeti i pavarur dhe njëherit kryetar i Komisionit për çështje të mandatit dhe imunitetit dha dorëheqje nga posti i deputetit, kanë reaguar nga partia opozitare VMRO-DPMNE.

"Qytetarët nuk kanë nevojë për shitje të rrejshme të moralit prej njerëzve si Pavle Bogoevski i cili prej disa muajsh ka kryer vepër penale dhe e kryente funksionin e deputetit!

Dorëheqja nuk është dhe nuk mund të jetë arsyetim dhe amnisti për krimin e bërë. Pavle Bogoevski duhet të bartë përgjegjësi penale për tregtinë në tregun e narkotikëve.

MPB dhe PP duhet urgjentisht të zbatojnë aksion në bazë të pranimit personal të Pavle Bogoevskit, që të zbulohet i gjithë zinxhiri për tregtinë me narkotikë, por edhe të kontrollohet se kush prej përfaqësuesve të pushtetit, në parlament, funksionarë publikë kanë qenë pjesë e tregtisë së tillë kriminele por edhe që kanë keqpërdorur narkotikë.

Presim kundër Pavle Bogoevskit të ndërmerren masa për mbrojtjen për sigurimin e pranisë, duke e pasur parasysh se Bogoevski e ka kryer funksionin e deputetit në Kuvend dhe mund të ndikojë ndaj dëshmitarëve në hetim!"- tha Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat