Forcohet kontrolli ndaj agjencive turistike

Maqedonia

Forcohet kontrolli ndaj agjencive turistike

Më: 25 maj 2019 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Komuniteti i biznesit kërkon ndryshime në ligjin për veprimtari turistike. Në prag të sezonit të verës, u paraqitën raste të reja të turistëve të mashtruar nga agjencitë turistike.

Nga Oda ekonomike konsiderojnë se licencat e punës të agjencive turistike duhet të rinovohen çdo tre vjet, dhe jo të vlejnë për një periudhë të pacaktuar kohore.

Përveç qasjes më të madhe të autoriteteve, duhet të forcohen edhe kontrollet e inspektimit.

Në këtë mënyrë edhe qytetarët do të kenë gjithashtu siguri më të madhe, se shërbimet për të cilat kanë paguar në agjenci do ti marrin në tërësi.

Nga Ministria e Ekonomisë, thonë se punohet në një ligj të ri, i cili gjithashtu do të parashikojë rregulla të reja në funksionimin e këtij biznesi.

Tashmë janë formuar grupet punuese nga të gjitha palët e prekura, ndërsa Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, paralajmëroi se do të organizojë debate publike për t’i eliminuar të gjitha dobësitë e zgjidhjes ekzistuese ligjore.

Çdo vit historia përsëritet, se si një agjenci turistike ka lënë rrugëve një grup qytetarësh ose një familje të tërë, pavarësisht nëse ka fëmijë të vegjël ose të moshuar.

Në disa raste, bëhet fjalë edhe për agjenci, që e përsërisin veprën dhe ende punojnë, edhe pse sipas rregullave ato duhet të mbeten pa lejen e duhur të punës dhe të përgjigjen para ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat