Thaçi: PDSh tregoi se është parti e fuqishme në zgjedhjet presidenciale - Bota Sot
Thaçi: PDSh tregoi se është parti e fuqishme në zgjedhjet presidenciale

Maqedonia

Thaçi: PDSh tregoi se është parti e fuqishme në zgjedhjet presidenciale

Më: 26 maj 2019 Në ora: 10:11
Menduh Thaçi

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi para anëtarëve të partisë së tij në gjatë iftarit të mbrëmshëm tha se “zgjedhjet presidenciale treguan fuqinë tonë, ndërsa zgjedhjet kuvendare do të jenë sfidë e ardhshme për unifikimin partiak”.

Anëtarësimi në NATO, sipas Thaçit, është suksesi kryesor që ata synojnë si parti.

“Zgjedhjet e fundit presidenciale argumentojnë se PDSh është parti e fuqishme shqiptare, që arriti të mbahet në momente të vështira në vend. Projekti i PDSh-së deri në fund të vitit do të finalizohet dhe Maqedonia do të jetë anëtare e NATO-s. Detyra kryesore për PDSh-në dhe për të gjithë shqiptarët është që të strukturohet partia, të përforcohet, të bashkohet me elemente të caktuara që janë ndarë dhe në zgjedhjet e ardhshme kuvendare të dalim me kapacitete të fuqishme për gjithë shqiptarët dhe vullnetin e tyre ta çojmë aty ku duhet”, tha Thaçi.

Sipas tij me angazhimin e tyre do të demonstrohet se si parti janë të rëndësishëm për shqiptarët e Maqedonisë dhe se do të lurtohet për konsensualitet në marrjen e vendimeve. Ai shton se ky vit në rajon nga gjendje pozitive politike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...