MPPS: Nga e mërkura aplikoni për shtesa për fëmijë dhe arsim

Maqedonia

MPPS: Nga e mërkura aplikoni për shtesa për fëmijë dhe arsim

Më: 27 maj 2019 Në ora: 14:22
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale sot deklarojnë se ka zgjeruar disponueshmërinë e shtesave për fëmijë dhe arsim për 20 herë më shumë fëmijë. Me këtë, siç thonë nga Ministria, kontribuohet ndjeshëm në uljen e varfërisë së fëmijëve në vend.

Përveç familjeve që marrin ndihmë sociale, të drejtën e shfrytëzimit të shtesave do të kenë edhe kategoritë tjera familjare.  

“U bëjmë thirrje familjeve me tre anëtarë me të ardhura deri në 11.400 denarë, familje me katër anëtarë me të ardhura deri në 13.800 denarë dhe familje me pesë anëtarë me të ardhura deri në 15.000 denarë, që nga e mërkura të aplikojnë në qendrat lokale të mirëqenies sociale në mënyrë që ata të mund të marrin përfitime nga pagesat e muajit të ardhshëm”, thuhet në deklaratën e MPPS-së.  

Në të njëjtën kohë, kërkesat për realizimin e këtyre të drejtave duhet të dorëzojnë edhe shfrytëzuesit e deri tanishëm të ndihmave sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat