LSDM: VMRO-DPMNE ka ngelur në mitrën e lajmeve të rrejshme

Maqedonia

LSDM: VMRO-DPMNE ka ngelur në mitrën e lajmeve të rrejshme

Më: 27 maj 2019 Në ora: 16:02
LSDM

Nga partia në pushtet, LSDM akuzojnë partinë opozitare VMRO-DPMNE se po shpërndajnë lajme të rrejshme në lidhje me ndryshimet në LSDM.

“Ndryshimet thelbësore dhe sistematike që ka sjellë LSDM dhe vendimet që do të merren do të përshpejtojnë përparimin e vendit dhe përmirësimin e kushteve në shoqëri dhe një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët”, thonë nga LSDM.

Nga atje theksojnë se në VMRO-DPMNE nuk ndryshon asgjë, dhe se partia e opozitës jo vetëm që nuk merr vendime në interes të shtetit, por ofron vetëm konflikte, gënjeshtra dhe mbrojtje të kriminelëve nga radhët e tyre.

Nga LSDM shtojnë se nga një njeri pa ide, Hristijan Mickoski u shëndrua në promotor i masave të LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat