Rritet numri i të prekurve nga epidemia e fruthit në Shtip

Maqedonia

Rritet numri i të prekurve nga epidemia e fruthit në Shtip

Më: 27 maj 2019 Në ora: 17:47
Fruthi

Numri i të sëmurëve nga epidemia e fruthit në Shtip është në rritje. Që nga fillimi i vitit, kur filloi infektimi, në 3 muajt e parë u regjistrua një rast, por në muajin maj numri i përgjithshëm arriti në 27 pacientë me simptoma të fruthit.

Nga Qendra për Shëndet Publik, thanë se shumica e të sëmurëve janë në grupmoshën mbi 30 vjeç. Tre fëmijë janë të moshës një vjeçare dhe nga një nën moshën 2 dhe 6 vjeçare.

Sipas statusit të vaksinës, 4 persona nga rastet e regjistruara janë të pavaksinuar, ndërsa 13 persona me vaksina jo të plota ose me një dozë vaksine, 3 persona kanë status të panjohur të vaksinimit dhe 7 persona janë me 2 doza të vaksinës dhe këto janë me pamje klinike të lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat