Drejtori i kompanisë për mobilje “Nefa” me një letër publike provon të sqarojë gjithçka

Maqedonia

Drejtori i kompanisë për mobilje “Nefa” me një letër publike provon të sqarojë gjithçka

Më: 28 maj 2019 Në ora: 11:21
Kompania për mobilje “Nefa”

Drejtori i kompanisë për mobilje që ditëve të fundit ka qenë temë nëpër mediat në Maqedoninë e Veriut dhe në Sërbi, Andrej Hodasheviq më në fund ka folur për ngjarjet e fundit lidhur me kompaninë e tij.

“Askush nga blerësit e as të punësuarit të kompanisë “Nefa” nuk do të dëmtohet nga kompanija jonë. Të gjithë do t’i marrin paratë e tyre” thotë mes tjerash investitori rus, Andrej Hodasheviq i cili ka shkruar për portalin serb Blic.

“Sinqerisht, më vjen keq për stresin dhe ndjenjën e pakëndshme që e keni nga publikimet e fundit në media për grabitës dhe gënjeshtarë nga Rusia. Nuk është e vërtetë gjithë kjo” ka përfunduar Hodasheviq.

Ai gjithashtu ka thënë se do të kujdeset që deri më 31 maj do të paguaj ndaj kompanive në Sërbi dhe Maqedoni mjete të nevojshme që të kthehen pagesat e klientëve.

Përndryshe, kompania për mobilje “Nefa” në Maqedoni ka pasur 14 sallone. Bëhet fjalë për qindra klientë të lënë pa para dhe mobile të porositura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat