Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, takime në Budapest e Zagreb për negociatat

Maqedonia

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, takime në Budapest e Zagreb për negociatat

Më: 28 maj 2019 Në ora: 19:14
Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, në suaza të vizitës në Republikën e Kroacisë realizoi takim me zëvendëskryeministren dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Çështje Evropiane të Kroacisë Marija Pejçinoviq-Buriq, në të cilin është biseduar për perspektivat evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Osmani, siç informojnë nga kabineti i tij, në takim ka theksuar se ekziston traditë e gjatë  të marrëdhënieve dhe miqësive të mira midis të dyja vendeve, ku është konfirmuar edhe ratifikimi i shpejtë i protokollit për anëtarësim në NATO, si dhe përmes mbështetjes së vazhdueshme për integrimet evropiane të vendit tonë.

“Ndodhemi tekstualisht një ditë pas publikimit të Raportit të Komisionit Evropian, në përmbajtjen e të cilit, tashmë është e sigurt, se do të reflektohet progresi i Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe në mbylljen e çështjeve politike, por edhe progres në implementimin e agjendës reformuese”, ka deklaruar Osmani.

Në takim. Osmani ka theksuar edhe në pritjet në vend për dorëzim të detyrimeve të ndërmarra nga ana e Bashkimit Evropian, përmes konfirmimit të vendimit nga viti i kaluar, për fillimin e negociatave sivjet me Maqedoninë e Veriut.

“Jemi të vetëdijshëm për nevojën e realizimit të konsensusit për këtë vendim në suaza të BE-së, si dhe për sfidat me të cilat po përballet Unioni, ndërsa të cilat paraqesin sfidë edhe për vendet-anëtare,  dhe në këtë drejtim e presim mbështetjen e miqve tanë më të afërt në realizimin e perspektivave tona evropiane, mes të cilave gjithsesi e  mendojmë edhe Kroacinë”, ka theksuar Osmani”, thuhet në kumtesën e SÇE-së.

Në suaza të vizitës në Kroaci Osmani duhet të realizojë takim edhe me kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Kroacisë Domagoj Ivan Millosheviq, në të cilin krahas integrimeve evropiane, siç informojnë nga SÇE, do të bisedohet edhe për bashkëpunimin midis parlamenteve të të dyja vendeve, si dhe për rolin e organeve ligjdhënës kombëtar në proceset evropiane.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat