Nikolloski: Erdh qershori dhe datë për bisedime nuk ka - Bota Sot
Nikolloski: Erdh qershori dhe datë për bisedime nuk ka

Maqedonia

Nikolloski: Erdh qershori dhe datë për bisedime nuk ka

Më: 30 maj 2019 Në ora: 19:54
Aleksandar Nikolloski

Në konferencë për shtyp, Aleksandar Nikolloski i OBRM-PDUKM-së foli Raportin e KE-së për përparimin e Republikës së Maqedonisë, duke thënë se është mirë që Maqedonia fiton rekomandim pozitiv për nisje të bisedimeve me BE-në djketë vit me rend.

“Deri tani tetë rekomandime nuk u kthyen në bisedime për anëtarësim për shkak të kundërshtimit të Greqisë në kontestin me emrin dhe veton që e vendosnin”, tha Nikolloski.

Ai tha se vitin e kaluar Zaev dhe Dimitrov u pajtuan me marrëveshjen e turpshme të Prespës për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, megjithatë edhe krahas nënshkrimit të kësaj marrëveshje ende nuk ka fillim për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE ashtu siç Zaev dhe Dimitrov e dhanë.

Sipas tij rekomandimi është i përsëritur dhe se Zaev dhe Dimitrov vitin e kaluar kanë gënjyer për datën e nisjes së bisdimeve. Ai thotë se s’ka pasur reforma as vitin e kaluar as gjatë këtij viti.

“Siç po shkojnë punët për fat të keq edhe këtë vit s’do të ketë datë për nisje të bisedimeve. Do të thotë se kontesti me Greqinë nuk ekziston, megjithatë nuk ka datë për fillim të bisedimeve për anëtarësim në BE. Nëse në të kaluarën problem ishte kontesti, dhe jo reformat, tashmë mbesin reformat. Diçka që e shef iu gjithë popullit dhe gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Gënjeshtrat dolën në pah”, thotë Nikolloski.

Ai rikujtoi se vitin e kaluar Zaev deklaroi se “fituam datë për bisedime në qershor të vitit të kaluar”. “Erdh qershori, dhe datë nuk ka. Nëse vjet na gënjyen dhe fajin e dërgonin tjetërkund, këtë vit dëgjojmë deklarata të llojit BE ta mbajë fjalën. Sikur BE të jetë ndonjë tregtar që duhet ta mbajë fjalën”, thotë Janushev duke përmendur dobësitë e këtij rekomandimi në luftimin e korrupsionit, administratës publike, gjendjes së ekonomisë dhe sundimit të së drejtës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat