Filloi era e doganës digjitale, për 12 orë janë procesuar mbi 300 deklaracione

Maqedonia

Filloi era e doganës digjitale, për 12 orë janë procesuar mbi 300 deklaracione

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 21:52
Foto ilustrim

Mbi deklaracione eksportuese pa asnjë problem teknik janë procesuar në 12 orët e para të zbatimit të Sistemit të ri për përpunim të deklaracioneve doganore dhe dokumenteve të akcizave, informojnë nga Drejtoria Doganore.

“Fillimi me sukses i Sistemit për përpunim të deklaracioneve doganore dhe dokumenteve të akcizave dhe zbatimi i tij i mëtutjeshëm dukshëm do të kontribuojë për zbatimin më efikas të formaliteteve, në krahasim me sistemin e deritanishëm të bazuar në përdorimin e letrës, avancimin e ambientit ekonomik në shtet dhe përfitim shtesë në përshpejtimin dhe lehtësimin e shkëmbimit të mallrave me partnerët më të rëndësishëm ekonomikë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, porosisin nga Drejtoria Doganore.

Fillimi i zbatimit të këtij sistemi, shtojnë, është hapi më i madh drejtë realizimit të modernizimit dhe digjitalizimit të punës doganore, me çka konfirmohet përcaktimi i Drejtorisë Doganore që të jetë lider në rajon dhe në procesin e anëtarësimit drejtë Bashkimit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat