MPB: Do të sanksionohet në mënyrë rigoroze gjuha e urrejtjes

Maqedonia

MPB: Do të sanksionohet në mënyrë rigoroze gjuha e urrejtjes

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 14:49
Policia

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë (MPB) ka reaguar në lidhje me ofendimet dhe thirrjet raciste të grupit të tifozëve të Vardarit, “Komitët” gjatë ditës së djeshme pas festës për fitoren e titullit evropian në henboll.

“Ministria e Brendshme do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar rendin publik dhe paqen për të përshëndetur kampionët tanë evropianë. Gjithashtu do të sanksionohet në mënyrë rigoroze çdo përpjekje për të shkaktuar një aksident, siç është bërë në festimet e mbrëmshme.

Deri tani ka reaguar edhe Komiteti i Helsinkut në Maqedoni, Aleanca për Shqiptarët dhe qytetarët në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat