Cërvenkovski: BE nëse nuk cakton datë për Maqedoninë, do të tregojë se s’ka vizion

Maqedonia

Cërvenkovski: BE nëse nuk cakton datë për Maqedoninë, do të tregojë se s’ka vizion

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 14:57
Ish-Presidenti Branko Cërvenkovski

Bashkimi Evropian do të humbasë besueshmërinë, konsolidimin dhe rolin e tij nëse nuk cakton datë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, ishte vlerësimi i përbashkët nga ish-presidentët malazezë Filip Vujanoviq dhe Sllovenisë, Danilo Turk, si dhe ish-kryeministres kroate Jadranka Kosor dhe ish-kryetarin të Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zllatko Lagumxhija.

Ato marrin pjesë në konferencën rajonale “Zgjerimi i BE-së në udhëkryq” të organizuar nga kabineti i ish-Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Branko Cërvenkovski dhe Klubi i Podgoricës.

Ish-Presidenti Branko Cërvenkovski tha se BE do të tregojë se nuk ka vizion nëse nuk i jep vendit datë për negociata këtë verë.

“Nëse këtë verë nuk do të marrim një datë për negociata, për mua do të jetë dëshmi e mungesës së lidershipit dhe vizionit në duart e BE-së dhe jo vetëm një vizion për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, por edhe një vizion për të ardhmen e vetë BE-së dhe të gjithë kontinentit evropian”, ish-Presidenti Branko Crvenkovski.

Vitin e kaluar u nënshkrua Marrëveshja e Prespës, shtoi Cërvenkovski, e cila eliminoi pengesën më të madhe në procesin e integrimit tonë euroatlantik, duke shtuar se ndryshimi i emrit tonë kushtetues dhe për përdorim të përgjithshëm ishte e dhimbshme dhe dramatike për një numër të madh të qytetarëve tanë e cila u konfirmua edhe në referendum.

“Mosmarrja e datës për fillimin e negociatave në qershor do të shkaktojë zhgënjim të madh, por gjithashtu një shkelje serioze të besueshmërisë të BE-së dhe qeverisë së Maqedonisë në sytë e popullit maqedonas dhe të gjithë qytetarëve të vendit tonë”, theksoi Cërvenkovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat