Janeva: Kam dhënë urdhër për hetimin e bombave të reja, një pjesë i posedon edhe PSP-ja

Maqedonia

Janeva: Kam dhënë urdhër për hetimin e bombave të reja, një pjesë i posedon edhe PSP-ja

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 12:01
Katica Janeva

Prokurorja speciale Katica Janeva sot deklaroi se ka dhënë urdhër të hetohen “bombat” që ditëve të fundit janë publikuar në Facebook nga profili “El Cheka”, duke shtuar se nuk ka informacione prej ku janë siguruar përgjimet.

“Kam dhënë urdhër të hetohen ‘bomba’ dhe të konfirmohet kohëzgjatja, e më pas të identifikohen ato biseda”, tha Janeva.

Ajo theksoi se informatikanët i analizojnë “bombat”, pjesa më e madhe të cilave janë në gjuhën shqipe dhe duhet të përkthehen.

Në pyetjen nëse bëhet fjalë për “bombat” e njëjta që i ka PSP-ja, Janeva tha se një pjesë të tyre i posedojnë.

Ndërsa tha se nuk mund të garantojë se të gjitha “bombat” janë të PSP-së, pasi siç tha, kjo do të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat