Lajmet e rrejshme më shumë e forcojnë BDI-në, thotë Ali Ahmeti

Maqedonia

Lajmet e rrejshme më shumë e forcojnë BDI-në, thotë Ali Ahmeti

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 14:49
Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, sot në shënimin e 17 vjetorit të partisë së tij, ka mbajtur fjalim para anëtarëve dhe sipmatizantëve të kësaj partie.

Në mes tjerash, në mënyrë tërthore ai ka folur edhe për përgjimet e reja që janë publikuar në Facebook, e që kanë të bëjnë me të personalisht dhe partinë e tij.

Ai i quajti lajme të rrejshme, ndërsa tha se ato më shumë e forcojnë se sa e dobësojnë partinë e tij.

“Nuk kanë qenë të paktë kundërshtarët, ata që shpifën dhe shpifin ende sot. Kjo është për të denigruar BDI-në duke bërë lajme të rrejshme për çdo ditë dhe duke bërë të pavërteta. Çdo lajm i rremë dhe çdo tendencë për të denigruar BDI-në, nuk bën asgjë tjetër vetëm se çelikos më shumë anëtarët tanë dhe i bën më të fortë”, tha Ahmeti.

Ai shtoi se ka kërkuar më herët si dhe përsëriti edhe sot, që të hapet hetim ndërkombëtar për veprimtarinë e BDI-së që nga viti 2002 deri sot.

Ndryshe, ditëve të fundit në rrjetin social Facebook në profilin “El Cheka” janë publikuar disa përgjime në të cilat dëgjohet kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, të cilët bisedojnë për çështje të ndryshme, si dhe për anëtarët e kësaj partie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat