Zaev: Evropa është motivimi më i madh për rritjen ekonomike

Maqedonia

Zaev: Evropa është motivimi më i madh për rritjen ekonomike

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 23:04
Në forumin “Maqedonia e Veriut: Përshpejtimi i reformave, përshpejtimi i integrimit evropian”, organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ) dhe Qendra për Politikat Evropiane, që u mbajt në Bruksel.

Evropa është motivi më i mirë për rritjen ekonomike, investimet e huaja direkte dhe zvogëlimin e papunësisë, tha Zoran Zaev në forumin “Maqedonia e Veriut: Përshpejtimi i reformave, përshpejtimi i integrimit evropian”, organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ) dhe Qendra për Politikat Evropiane, që u mbajt në Bruksel.

Zaev, në një konferencë të përbashkët me zv. drejtorin e Politikave dhe Partneritetit të BERZH-it, Pierre Heilbronn, theksoi se pas marrjes së raportit pozitiv nga Komisioni Evropian, presim që të përmbushet premtimi i Këshillit Evropian nga viti i kaluar, ku ishte thënë se nëse përmbushen kushtet dhe përfundojnë reformat në gjyqësor, shërbimet e sigurisë, administratën publike dhe luftën kundër korrupsionit do të pasojë fillimi i negociatave sipas kapitujve në qershor të këtij viti.

“Komisioni Evropian përsëriti rekomandimin e pakushtëzuar, si rezultat i kushteve të përmbushura dhe Maqedonia e Veriut tani pret që Këshilli Evropian ta pranojë rekomandimin”, tha Zaev.

Zaev shtoi se ka pasur recesion, krizë politike, por se shumë punë kanë ndryshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat