VMRO-DPMNE: Zaevi dhe LSDM-ja janë katastrofa e bujqësisë

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Zaevi dhe LSDM-ja janë katastrofa e bujqësisë

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 10:03
VMRO-DPMNE

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, përmes një kumtese për media thekson se Zoran Zaevi dhe LSDM-ja janë katastrofa e vërtetë për bujqësinë. Sipas tyre, nuk ka asgjë nga premtimet për plasman të sigurt dhe çmime të larta, që i bënë në zgjedhjet e vitit 2016.

“Bujqit për dy vite me radhë i hedhin prodhimet e tyre, pas nuk ka asnjë blerje. Molltarët në Resnjë i presin mollët dhjetë-vjeçare pasi 100 kilogram mollë ju blihen për vetëm 50 denarë”.

“Prodhuesit e bostanit, domateve, lakrës dhe specave në rajonin e Strumicës, e kanë hedhur prodhimtarinë pas nuk kanë pasur eksporte”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata shtojnë se bujqësia në vitet e fundit është lënë anash, ndërsa theksojnë se duhet “fshesë” që do të largojë Zaevin dhe kuadrin e tij nga institucionet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat