Nikollovski: Gjatë ditëve të ardhshme do të ketë hapa konkret rreth ndryshimeve në qeveri

Maqedonia

Nikollovski: Gjatë ditëve të ardhshme do të ketë hapa konkret rreth ndryshimeve në qeveri

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 13:30
Ljupço Nikollovski

Bisedimet për “fshesën” e paralajmëruar në Qeveri ende po zgjasin dhe pritet që ditët e ardhshme kryeministri të del me qëndrim rreth kësaj çështje.

Këtë e ka deklaruar ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, i cili është sekretari i ri i përgjithshëm i LSDM-së.

“Mbrëmë ne kishim koordinim dhe konsultimet e kryeministrit Zoran Zaev me gjithë subjektet e tjera politike po vazhdojnë. Në ditët e ardhshme me siguri do të dilet me qëndrim konkret rreth datës dhe hapave konkrete dhe vendimet që do të ndërmerren. E gjithë kjo varet edhe nga çështjet e tjera lidhur me BE dhe me datën e bisedimeve, kështu që nuk kam se çfarë të shtojë”, ka thënë Nikollovski.

Ndërsa sa i përket ekipimit dhe strukturimit të udhëheqësisë së re në LSDM, ai tha se gjitha aktivitetet do të përfundojnë gjatë javës së ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat