Kryeministri Zoran Zaev paralajmëron rritje të pensioneve

Maqedonia

Kryeministri Zoran Zaev paralajmëron rritje të pensioneve

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 13:43
Zoran Zaev

Kryeministri i vendit Zoran Zaev sot njoftoi se rritja ekonomike në çerekun e parë të vitit 2019 ka arritur 4.1 përqind.

Ai theksoi se kur ekonomia rritet mbi 4 përqind  dhe arrin potencialin atëherë rriten edhe pensionet dhe kjo sipas tij, është korrekte.

Zaev gjithashtu bëri të ditur se sot në mesditë në konferencë për shtyp do të njoftojnë për Bruto Prodhimin Vendor (BPV) për çerekun e parë të këtij viti që ka arritur 4.1 përqind, që sipas tij nënkupton se do të ketë rritje dinamike të pensioneve nëse vazhdon ky trend.

Ai tha se kjo nënkupton se përkundër harmonizimit të rregullt me shpenzimet e jetesës do të ketë dimensionime serioze në rritjen e pensioneve sepse është rritur fuqia punëtore e përgjithshme, respektivisht nga viti 2018 deri në vitin 2019 janë punësuar 40 mijë persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat