Komuna Qendër fillon rënimin e terasave ilegale, a do ta bëjnë të njejtën edhe komunat me shumicë shqiptare?

Maqedonia

Komuna Qendër fillon rënimin e terasave ilegale, a do ta bëjnë të njejtën edhe komunat me shumicë shqiptare?

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 10:43
Komuna Qendër mëngjesin e sotëm filloi me prishjen dhe rënimin e terasave të egra verore të kafeneve

Komuna Qendër mëngjesin e sotëm filloi me prishjen dhe rënimin e terasave të egra verore të kafeneve.

Punonjës të angazhuar nga komuna së pari filluan me largimin e terasave ilegale në rrugën “Boemska”. Për këto terasa verore banorët e asaj lagje që moti kanë paralajmëruar dhe ankuar se janë ilegale por pushteti lokal nuk kishte ndërmarë asgjë.

Nga komuna Qendër thonë se kanë dhënë 16 vendime për rrënimin e terasave verore. Më parë siç thonë, pronarët e kafeneve janë paralajmëruar që të njejtën ta bëjnë vet por pa rezultat.

Nga i gjithë ky aksion me siguri mund të marin mësim dhe kryetarët e komunave me shumicë shqiptare. Pse nuk ka rend në komunat shqiptare ashtu siç ka në Qendër? Çfarë i’u mungon komunave shqiptare që të duken paksa më moderne dhe më të lira për kalimtarët? Apo nuk ka vullnet.. Apo, ajt se janë mësuar shqiptarët me tollovi, me ngushtësi, me mos pasje rend, me ilegalizëm..

Qytetarët shqiptarë kërkojnë që një aksion i tillë për lirimin e rrugëve dhe trotuareve të ndërmeret edhe nëpër vendbanimet shqiptare, me qëllim që t’i ketë hije ashtu siç duhet një komune moderne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat