Maqedoni, debat publik për Ligjin për lojërat e fatit

Maqedonia

Maqedoni, debat publik për Ligjin për lojërat e fatit

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 11:59
Komisioni për financim dhe buxhet

Në seancën e Komisionit parlamentar për financim dhe buxhet ka filluar debati publik për propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit.

Deputeti i BDI-së Rexhail Ismaili, si propozues i këtij ligji, thotë se pikë kryesore e ndryshimeve të parapara me ligj janë dislokimi i lojërave të fatit nga shkollat dhe çerdhet në largësi të konsiderueshme.

Deputetët kanë propozuar që nga 30-50% të realizimit total të mjeteve që sigurojnë kazinotë, të dedikohen për sport rini dhe aktivitete të ndryshme.

Të pranishëm në seancë janë edhe edhe përfaqësues nga sektori civil, përfaqësues të bastoreve dhe përfaqësuesit e Lëvizjes Anti-Bixhoz, si iniciues të ndryshimit të ligjit aktual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat