Nuk janë inicuar ndryshime për uljen e numrit të deputetëve - Bota Sot
Nuk janë inicuar ndryshime për uljen e numrit të deputetëve

Maqedonia

Nuk janë inicuar ndryshime për uljen e numrit të deputetëve

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 08:58
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut

Do të inicojmë ndryshimet kushtetuese me të cilat do të ulim numrin e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Premtimi i LSDM-së dhënë gjatë kohës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare (dhjetor 2016), se në dy vitet e para pas ardhjes në qeveri do të inicohen ndryshime kushtetuese me të cilat do të ulet numri i deputetëve në Kuvend, deri më tani (10.06.2019) nuk është realizuar. 

Ky premtim zgjedhor i LSDM përmendet në dy vende në programin e tyre zgjedhor: “Plani për jetë në Maqedoni“, së pari në kapitullin “Qeveri përgjegjëse dhe kontrolli mbi Qeverinë”, ku në faqen 27 është përmendur zotimi “KUVEND MË I VOGËL, DEPUTET MË TË FUQISHËM”: 

Zotohemi se me ndryshimet kushtetuese do të ulet numri i deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Ngritja e iniciativës për uljen e numri të tanishëm të deputetëve 120 është premtuar edhe në suaza të“Plani 24m – reforma urgjente me prioritet në Qeverinë e re në dy vitet e para”, në pjesën “Siguri e duhur në kontrollin e qeverisë” (faqe 258). Që do të thotë, sipas projekteve zgjedhore në program, një iniciativë e tillë për ndryshime kushtetuese duhej të ishte ngritur më së  voni deri në fund të muajit të kaluar, përsëri, duke patur parasysh se Qeveria e udhëhequr nga LSDM u zgjodh me 31 maj të vitit 2017. Por, kjo nuk ndodhi, dhe nuk ka njoftime se përgatiten korrigjime të tilla kushtetuese. Akoma është në fuqi vendimi kushtetues – Neni 62 në të cilin është definuar se:

Kuvendin e përbëjnë prej 120 deri në 140 deputet. Deputetët zgjidhen në zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe të lira me votim të fshehtë. Deputeti i përfaqëson qytetarët edhe në Kuvend vendos sipas bindjeve të tij. Deputeti nuk mund të revokohet. Mënyra dhe kushtet për zgjedhjen e deputetëve rregullohet me ligj i cili miratohet me shumicë votash të numrit të përgjithshëm të deputetëve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...