Zaev: Anëtarësimi në BE mes viteve 2025 dhe 2030

Maqedonia

Zaev: Anëtarësimi në BE mes viteve 2025 dhe 2030

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 14:38
Zoran Zaev

Dy gazeta gjermane sot kanë publikuar intervista me kryeministrin Zoran Zaev, ndërsa “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka publikuar edhe reportazh nga pjesëmarrja e Zaevit në debatin në Austri gjatë fundjavës.

Në prag të takimit të nesërm të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, gazeta “Handelbllat” e përcjell optimizmin e Zaevit se vendi i tij do të merr vendim pozitiv.

“Pres përfundime të qarta dhe pozitive, të cilat do të konfirmojnë se këtë vit do të fillojmë negociatat për anëtarësim dhe do të marrim motivim shtesë për procesin reformues në Maqedoninë e Veriut”, tha Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sa i përket skenarit optimist për anëtarësim në BE, Zaev thotë se kjo do të varet nga të dyja palët.

“Në 2025 ose 2030 do të bëhemi anëtarë të BE-së. Nuk e di. Çështja është kur ne do të jemi të gatshëm për Evropën, dhe kur Evropa do të jetë e gatshme për ne. Të dy palët janë të rëndësishme. Më e rëndësishme është që reformat në këtë rrugë të jenë në të mirë të vendit”, tha Zaev.

Për takimin me Merkelin në Berlin gjatë javës së kaluar, ai tha se ka qenë inkurajues dhe pozitiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat