Qeveria dhe opozita që tre muaj nuk mund të dakordohen për PSP-në

Maqedonia

Qeveria dhe opozita që tre muaj nuk mund të dakordohen për PSP-në

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 16:21
PSP

Qeveria dhe opozita që tre muaj nuk mund të dakordohen rreth miratimit të ligjit për Prokurorinë Publike, me të cilën do të dihet fati i PSP-së.

Takimi i fundit zyrtar në mes negociatorëve u mbajt para pesë javëve me çka negociatat janë ndërprerë. Të dyja palët thonë se takimet nuk caktohen sepse ato kanë qenë joproduktive.

Miratimi i ligjit gjithnjë e më shumë po bëhet i paqartë, duke pasur parasysh atë se në fillim të gushtit mbarojnë punimet në Kuvend për shkak të pushimit veror. Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska dje tha se pret për përgatitje më të madhe jo vetëm nga partitë qeverisëse por edhe nga opozita.

Toni Menkinovski nga OBRM-PDUKM për “Kanal5” thotë se opozita nuk do të mbështes këtë ligj nëse nuk pranohen amendamentet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat