Nikolloski: Qeveria që në muajin mars është informuar se në qershor nuk do të ketë datë për nisjen e bisedimeve - Bota Sot
Nikolloski: Qeveria që në muajin mars është informuar se në qershor nuk do të ketë datë për nisjen e bisedimeve

Maqedonia

Nikolloski: Qeveria që në muajin mars është informuar se në qershor nuk do të ketë datë për nisjen e bisedimeve

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 23:00
Aleksandar Nikolloski

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski thotë se partia e tij beson se në tetor, Bashkimi Evropian do t’i japë një pikë referimi Maqedonisë dhe jo një datë për nisjen e bisedimeve.

Nikolloski sot në emisionin ‘Top Tema’ tha se Qeveria që nga muaji mars a ka ditur se në qershor nuk do të marrë datë për nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

Sipas tij, disa vende anëtare të BE-së kanë përpunuar raporte të veçanta për gjendjen në Maqedoni. Aty, sipas Nikolloskit thuhet se është punuar për dosien e korrupsionit në shtet.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme, Këshilli i Ministrave anuloi vendimin për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe se këtë vendim do ta marrë jo më vonë se në tetor të këtij viti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...