Thaçi-Thimonier: Maqedonia e Veriut të vazhdoj me procesin e reformave

Maqedonia

Thaçi-Thimonier: Maqedonia e Veriut të vazhdoj me procesin e reformave

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 11:40
Thaçi-Thimonier

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e Francës, Christian Thimonier. Në takim u bisedua për çështjet aktuale politike, si dhe për ecurinë e reformave sistemore.

Kryetari Thaçi potencoi se PDSH mbetet e përkushtuar fuqishëm në rrumbullaksimin e procesit të integrimit të vendit në NATO dhe BE, andaj do të vazhdojë të punojë në zbatimin e reformave mbi sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupcionit.

Bashkëbiseduesit u pajtuan që duhet të vazhdohet me procesin e reformave të mirëfillta sistemore që Maqedonia e Veriut sa më shpejtë të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat