Takim masiv i personave me invaliditet fizik

Maqedonia

Takim masiv i personave me invaliditet fizik

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 10:27
Foto Ilustrim

Takimi i tetë i personave me invaliditet fizik do të mbahet sot në oborrin e Qendrës për ortotikë dhe protetikë “Slavej” në Shkup.

Pritet që në takimin e organizuar nga Lidhja kombëtare e personave me invaliditet fizik –  Mobiliteti Maqedoni, të marrin pjesë rreth 300 persona me invaliditet fizik prej 16 shoqatave, anëtarë të lidhjes.

Nga Lidhja kombëtare e personave me invaliditet fizik informojnë se takimi tradicionalisht organizohet nën moton “Të bashkuar, dinjitoz dhe të fuqishëm”,  me të cilën duan të dërgojë porosi të fuqishme se vetëm të bashkuar dhe të organizuar do të kenë fuqinë të vendosin për inkluzion të plotë në të gjitha poret e shoqërisë në mënyrë të barabartë me të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat