OBRM-PDUKM: Pushteti është i frikësuar dhe në panik burgos dhe përndjek funksionarët e OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Pushteti është i frikësuar dhe në panik burgos dhe përndjek funksionarët e OBRM-PDUKM-së

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 12:25
OBRM-PDUKM

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “Zoran Zaev dhe LSDM bien. Pushteti nuk ka përkrahjen e qytetarëve dhe këtë e tregojnë anketat. OBRM-PDUKM në mënyrë të sigurt kryeson kundrejt LSDM-së”.

“Për këtë shkak pushteti është i frikësuar dhe në panik burgos dhe përndjek funksionarë të OBRM-PDUKM-së”, thonë nga kjo parti duke shtuar se Prokuroria e Zoran Zaevit gjatë ditës së djeshme nga motive politike e ka arrestuar Dimitar Diovskin i cili publikoi aferën për dhunuesin Kurto Dudush dhe Dejan Miteski që i shkaktoi disfatë pushteti në këtë komunë të Shkupit.

Sipas OBRM-PDUKM-së me përndjekje politike ndaj Dimovskit, Mitevskin, Janakieski dhe të tjerët, Zoran Zaev nuk mund ta mbulojë dëshprimin dhe katastrofën që ka sjellur LSDM.

“Dimitar dhe Dejan janë arrestuar dhe maltertuar për shkak se nuk kanë frikë pushtetin, për shkak se publikisht zbardhin krimet e LSDM-së”, thuhet në njoftimin e partisë opozitare maqedonase.

Qeveria kriminale e Zoran Zaevit, thonë nga kjo parti, mendon që me raste të montuara do ta shpërqendrojë opinionin nga problemet reale, si krimi, ryshfeti, nepotizmi, korrupsioni, arsimi i shkatërruar, mossukseset në bujqësi dhe të gjitha katastrofat tjera të këtij pushteti.

“Frikësimet nuk do të kenë sukses. Qytetarët qysh moti e dinë se me LSDM në pushtet nuk mund të ecet para. Në kushte të një regjimi të vërtetë 25 për qind e qytetarëve e përkrahin OBRM-PDUKM-në kundrejt 23,1 për qind të LSDM-së. Përkrahja e OBRM-PDUKM-së rritet dhe këtë gjë LSDM e din. Vjen dita e përgjegjësisë, Zaev dhe të gjithë të tjerët në funksione duhet të ballafaqohen me drejtësinë”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat